Vetëm 24 orë pasi 4 bomba goditën në zemër të Londrës dhe shkaktuan kaos në sistemin e transportit, londinezët i janë kthyer punës. Ata po e përjetojnë me shumë guxim këtë tragjedi. Stoicizmi ka qenë kryefjala e ditës. Mesazhi ishte i qartë: nuk do të dorëzohen përballë terrorizmit, nuk do të bien pre e frikës. Ndjenja fisnike, por përsëri ngrihet pyetja: Çfarë mund të bëjë një vend si Britania për të mbrojtur njerëzit e tij nga sulme të tilla? Nuk mund të thuhet se shërbimet e sigurisë nuk ishin paralajmëruar. Vetëm 1 vit më parë ish-kreu i policisë së Londrës, John Stevens, deklaroi se nuk shtrohet pyetja "nëse" do të goditet Londra, por "kur". Po si mund të mbrohesh përballë një armiku që nuk ka një strukturë të mirfilltë komanduese dhe është shkrirë kaq mirë mes popullit sa është pothuajse i padukshëm? Robert Watson, specialist i sigurisë tregon se problemi kryesor për policinë është se këto sulme kryhen nga njerëz pa asnjë precedent penal.
"Këta njerëz nuk bien në sy. Nuk janë njerëz që kanë ndjekur rrugën tradicionale si ekstremistë islamik. Ata nuk janë aftësuar në Afganistan, nuk janë pjesë e xhamive, nuk kanë precedentë kriminalë dhe nuk kanë lidhje me grupe të njohura që vëzhgohen. Ky është tmerri i policisë. Si të kërkosh gjilpërën në kashtë", sqaron Watson.
Megjithatë ndonjëherë policia ia del me sukses. Ky nuk është sulmi i parë i planifikuar në Londër. Shërbimet britanike të zbulimit besojnë se kanë penguar më parë 5 plane të Al Kaedës. Por kësaj radhe nuk pati asnjë paralajmërim, asnjë shenjë. Madje aq të sigurtë u ndien sa ulën një shkallë nivelin e sigurisë në Londër duke u përqendruar në samitin e G8-ës në Skoci. Edhe pse stoikë njerëzit janë konfuzë. Si duhet të kundërpërgjigjet një shoqëri e hapur?
Mjafton një shëtitje në qendër të Londrës për të mbledhur disa opinione të qytetarëve.
"Unë mendoj se tani ka rrezik që njerëzit të humbin të drejtat e tyre. Kjo është e keqja më e madhe. Do të ishte e rrezikshme nëse shtohen masat dhe jetojmë në një vend plot policë", deklaron Paul Griffiths. Ndërsa një tjetër londinez, Chris Burgess mendon:
"Nuk duhet të reagojmë kundër komunitetit mysliman në Britani. Duhet të forcojmë sigurinë, por jo duke prekur të drejtat e njeriut", thotë ai. Por jo të gjithë janë kaq tolerantë.
"Mendoj se duhet të kufizojmë emigracionin sepse askush nuk e di se sa prej myslimanëve që lejohen të hyjnë këtu janë të rrezikshëm", deklaron David Kay.
Përgjigjet e gatshme nuk ekzistojnë. Dikush merr si shembull Izraelin që e ka zgjidhur pak a shumë problemin me bombat vetëvrasëse. Por Izraeli është një shtet me ushtrinë nëpër rrugë e që po ndërton një mur 10 metra të lartë rreth e rrotull popullsisë palestineze për të kufizuar rrezikun. Asnjë prej këtyre metodave nuk mund të zbatohet në Britani. Rob Watson beson se Britania dhe qeveritë e tjera perëndimore janë përballë një loje të gjatë nervash.
"Unë mendoj si qeveria, që jeta duhet të vazhdojë. Situata është si atëherë kur na sulmonte Ushtria e Republikane Irlandeze, IRA. Por askush nuk mund të premtojë që nuk do të ketë më asnjë rrezik", deklaron Watson.
Ndërkohë përballë pikëpyetjeve të tilla qeveritë e kanë të formuluar vullnetin politik, siç e ka përsëritur sërish presidenti Bush:
"Terroristët nuk mund të trondisin vullnetin tonë. Amerika dhe aleatët do veprojnë vendosmërisht, pasi e dimë se është në lojë e ardhmja e qytetërimit, por po ashtu jemi të bindur se liria do të triumfojë".
Rob Parsons, Radio Evropa e Lirë