Ndërlidhjet

LONDËR


Policia londineze beson se sulmet e së enjtes në transportin nëntokësor të Londrës janë kryer nga mjete shpërthyese me sahat dhe jo nga atentatorë vetvrasës. Tre shpërthimet kanë ndodhur në distancë kohore vetëm prej pak sekondash nga njëra – tjetra, rreth orës 8:50 të mëngjesit.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 49, derisa shumë prej kufomave nuk mund të identifikohen për shkak të dëmtimeve të rënda. Zëvendësshefi i policisë së Londrës, Brian Paddick, ka deklaruar:
"Bëhet fjalë për lëndë shpërthyese tepër të forta, çfarë sygjeron se në këto sulme nuk është përdorur eksploziv artizanal. Por në këtë fazë të hetimeve ende nuk mund të themi nëse bëhet fjalë për lëndë shpërthyese ushtarake, plastike apo tjetër lloj."
Kryeministri britanik Blair ka përsëritur se ende nuk dihet përfundimisht kush qëndron pas sulmeve, por besohet se një grup i lidhur me Al Kaidën është përgjegjës.
XS
SM
MD
LG