Ndërlidhjet

LISBONË


Një aeroplan udhëtarësh që ishte nisur për në Londër u evakua në aeroportin e Lisbonës për shkak të dyshimeve lidhur me identitetin e tre udhëtarëve që kishin pasaporta të falsifikuara të Shqipërisë, ka raportuar agjencia portugeze e lajmeve Lusa duke u mbështetur në burime policore. Ky aeroplan ishte evakuuar mbrëmë. Personat me pasaporta të falsifikuara të Shqipërisë u arrestuan, ndërsa aeroplani fluturoi për në Londër me vonesë prej dy orësh. Sikur edhe në vendet e tjera, edhe policia e Potrugalisë i ka shtuar masat e sigurisë pas shpërthimeve në bomba në Londër.
XS
SM
MD
LG