Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoolezza Rice tha sot se nga liderët kinezë ka kërkuar që të takohen me përfaqësues të Tajvanit dhe me liderin e Tibetit në ekzil, Dalaj Lama. Duke folur në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin e Kinës, Hu Jintao dhe me liderët e tjerë kinezë, ajo tha se ka kërkuar nga ata që të kenë sa më tepër kontakte me Tajvanin, që Pekini e konsideron provincë të veten, që është ndarë. Zonja Rice në Pekin po qëndron lidhur me përpjekjet për të bindur Korenë Veriore që të tërhiqet nga programi i saj ambicioz bërthamor. Në konferencën për shtyp në Pekin, lidhur me këtë çështje, ajo deklaroi:
- Tash çështje për Korenë Veriore është që ta marrë vendimin strategjik për tu tërhequr nga programi i vet i armatimit bërthamor. Verikoreanët poashtu thanë se qëllim i bisedimeve është që gadishulli Korean të jetë i liruar nga aramtimi bërthamor.
XS
SM
MD
LG