Ndërlidhjet

LONDËR


Londra do të jetë plotësisht funksionale në gjithë sektorët nga e hëna, kanë deklaruar zyrtarë të policisë londineze.
Policia ka deklaruar se evakuimi masiv i qendrës së Birmingamit të shtunën në mbrëmje u bë bazuar në informacione të besueshme për kërcënime reale.
Zëvendësshefi i policisë së Londrës, Brian Paddock, ka kërkuar nga qytetarët që të sjellin video, fotografi apo imazhe të marra me telefona dore nga vendet e sulmeve kur ato kanë ndodhur.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se tre persona janë arrestuar bazuar në ligjet kundër terrorizmit, por kanë theksuar se lidhja e këtyre arrestimeve me sulmet e së enjtes do të ishte "spekullim".
Gjatë meshës të së dielës, Papa Benedikti i XVI-të, i ka bërë thirrje terroristëve t'i japin fund këtyre akteve të urryera.
"Ne lutemi për ata që u vranë e u plagosën në këto sulme, si dhe për më të dashurit e tyre. Por ne lutemi dhe për sulmuesit, që Zoti të hyjë në zemrat e tyre. Atyre që kryejnë akte të tilla urrejtje u them se "Zoti e fal jetën dhe jo vdekjen, ndaj në emër të Zotit ndaluni", tha Papa.
XS
SM
MD
LG