Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SREBRENICË


Sot mbushen 10 vjet nga masakra e Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ku forcat serbe masakruan rreth 8 mijë burra e djemë boshnjakë.
Në ceremonitë e zhvilluara gjatë fundjavës, që po vazhdojnë dhe sot, janë varrosur 600 viktima nga kjo masakër që janë gjetur në varreza masive në pjesë të ndryshme të Bosnjës.
Ndërsa në ceremonitë e sotme po marrin pjesë rreth 50 mijë njerëz, përfshi të mbijetuar të masakrës dhe të afërm të viktimave.
Sot në ceremonitë përkujtimore bashkë me udhëheqës të tjerë rajonalë po merr pjesë dhe presidenti serb Boris Tadiç. Përmes një deklarate para udhëtimit Tadiç ka thënë se do të marrë pjesë për të "treguar dallimin mes popullit dhe kriminelëve, pasi e ardhmja e Serbisë varet nga këto hapa". Por në këtë përvjetor ende janë në liri autorët dhe hartuesit kryesorë të saj, udhëheqësit e serbëve të Bosnjës Radko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiq, të cilët kërkohen nga Gjykata e Hagës.
XS
SM
MD
LG