Ndërlidhjet

PEKIN


Koreja e Jugut bëri të ditur se i ka ofruar furnizim me energji elektrike Koresë së Veriut, nëse Peniani pajtohet të ndërpresë zhvillimin e armëve bërthamore.
Oferta e Jugut ka ndikuar në vendimin e papritur të Veriut për rikthim në bisedimet 6-palëshe, më 25 korrik.
Në Penian, sot ka shkuar i dërguari i presidentit kinez, Tang Jiaxuan, ndërkohë që sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e cila ndodhet në një turne në Azi, ka udhëtuar për në Seul.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do ta përkrahin Japoninë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG