Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike ka identifikuar 4 persona, të dyshuar për kryerjen e sulmeve terroriste të javës së kaluar.
Duke folur në një konferencë me gazetarë, zëvendës-asisitenti i Komisionerit, Peter Klark, tha se 4 të dyshuarit janë parë së bashku në regjistrimet e kamerave, pak para shpërthimeve.
"Tani e dimë se të katër personat kanë ardhur në Londër me tren, të enjten në mëngjes. I kemi identifikuar ata në bazë të pamjeve të regjistruara nga kamerat në stacionin e kryqëzimit të Mbretit, pak para orës 8 e 30", tha Klark.
Sipas të dhënave të mjekëve ligjorë, njëri nga sulmuesit besohet të jetë vrarë në njërin nga shpërthimet. Ende nuk është e qartë se ccka ka ndodhur me tre të tjerët. Policia po bën përpjekje të vërtetojë nëse edhe ata kanë vdekur në shpërthimet tjera.
XS
SM
MD
LG