Ndërlidhjet

LONDËR


Miliona njerëz në Evropë kanë mbajtur sot dy minuta heshtje për viktimat e sulmeve terroriste të javës së kaluar në Londër.
Kryeqyteti britanik i ka përkujtuar 52 të vdekurit me këmbanat e Big Benit të njohur.
Në tërë Britaninë është ndërprerë komunikacioni, punëtorët e kanë lënë punën, dhe tregjet kanë pushuar për t'i kujtuar të vdekurit.
Të paktën 52 njerëz janë vrarë dhe qindra janë plagosur në sulmet terroriste të së enjtes së kaluar.
Shefi i Policisë londineze, Ian Blair tha sot se autoritetet i kanë identifikuar të katër sulmuesit e javës së kaluar dhe që të katërtit janë vrarë në këto sulme.
XS
SM
MD
LG