Ndërlidhjet

PEKIN


Shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, e paralajmëroi sot Kinën se duhet të bëjë më shumë për të drejtat e njeriut, para se të mund t'i forcojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Para bisedimeve në Pekin me presidentin kinez Hu Jintao, Barroso u tha gazetarëve se "ende nuk ka ardhur koha" që BE-ja t'ia njohë Kinës statusin e ekonomisë së tregut.
"Besoj se tani do të mund të nisnim një proces me qëllim të shpejtimit të njohjes së këtij statusi, nëse pala kineze tregon vullnet të mirë për të na dhënë disa garanci, sa i përket rregullave të ekonomisë së tregut dhe investimeve. Unë besoj se një gjë e tillë është e mundshme", tha Barroso.
XS
SM
MD
LG