Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka thënë se autoritetet në Beograd duhet t'i inkurajojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në institucione.
"Është e qartë se pakicës serbe i duhet mbrojtja e KFOR-it", ka theksuar Scheffer, duke shtuar se "ashpërsimi në Kosovë, rritet në masën siç zhvillohet procesi i vlerësimit të standardeve".
Sekretari i NATO-s ka kërkuar gjithashtu ndaljen e dhënies së "porosive të nxehta nga të gjitha palët" në Kosovë, duke shtuar se "nuk mund të jenë të mira pohimet që "Trupat e Mbrojtjes së Kosovës do të bëhen ushtri".
Zoti Scheffer ka thënë po ashtu se "KFOR-i po e bën punën e vet, dhe shumë shpejt mund të përforcohet, ashtu siç ndodhi në muajin mars të vitit të kaluar".
XS
SM
MD
LG