Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se pavarësia e Kosovës është e papranueshme për Serbinë, sepse kjo do të shkaktonte të ashtuquajturin efekt "Domino", turbulenca të reja në Ballkan, dhe destabilizim të Serbisë.
Në një intervistë dhënë gazetës austriake "Standard", Tadiq, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit për Kosovën, "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi", e cila, sipas tij, do të thotë që Kosova të mos ketë sovranitet shtetëror dhe ushtri të veten, kurse Beogradi të mos përzihet në jetën politike të shqiptarëve.
Në këtë intervistë, zoti Tadiq e ka kundërshtuar edhe pavarësimin e Malit të Zi, sepse kjo, sipas tij, do ta destabilizonte rajonin dhe do të shkaktonte probleme tjera.
XS
SM
MD
LG