Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësja e opozitës gjermane, Angela Merkel, ka arritur për vizitë në Kosovë.
Ajo ka filluar takimet me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë të Kosovës. Në selinë e UNMIK-ut është takuar me kryeadministratorin, Soren Jessen-Petersen, dhe ndërkohë do të takohet, edhe me presidentin Ibrahim Rugova, dhe kryeministrin Bajram Kosumi.
Kryetarja e grupit parlamentar të Kristiandemokratëve, e cila është kandidate për kancelare të Gjermanisë në zgjedhjet e shtatorit, do t'i vizitojë edhe ushtarët gjermanë që operojnë në kuadër të forcave të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG