Ndërlidhjet

KAJRO/LONDËR


I dyshuari kryesor për ndërtimin e bombave me të cilat u kryen sulmet terroriste në Londër, është arrestuar në një lagje të Kajros.
33 vjeçari Magdy Elnashar, kimist i përgatitur në Shtetet e Bashkuara, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga Policia, në praninë e agjentëve britanikë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Bëhet e ditur se ai është larguar nga Britania dy javë para shpërthimeve, që lanë 54 të vdekur dhe disa qindra të plagosur.
Komisioneri i Policisë londineze, Ian Blair, tha sot se sulmet kanë "lidhje me Pakistanin dhe me Al-Qaida-n". Tre nga katër sulmuesit e dyshimtë ishin qytetarë britanikë me origjinë pakistaneze, kurse i katëri me origjinë nga Xhamajka.
XS
SM
MD
LG