Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MOSKË


I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Eide, e ka informuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për vizitën e tij në Kosovë.
Ambasadori Eide tha se gjatë 10 ditëve në Kosovë kishte zhvilluar më shumë se 100 takime, mirëpo nuk dha detaje.
Ministri rus ndërkaq, tha se zbatimi i plotë dhe i saktë i mandatit të Eides, do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe tërë rajonit. "Rusia e përkrah emërimin e tij si i dërguar i OKB-së për vlerësimin e standardeve të Kosovës", ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG