Ndërlidhjet

SEUL


Diplomatja austriake, Ursula Stenzel, e cila i ka prirë një delegacioni të Bashkimit Evropian në Korenë e Veriut, tha sot se beson që Peniani dëshiron të arrijë përparim në bisedimet 6-palëshe që pritet të rifillojnë më 25 korrik në Pekin.
Në përfundim të vizitës katërditëshe në Korenë veriore, zonja Stenzel tha se peniani dëshiron paqe, por po e përdor arsenalin bërthamor si mundësi që ta sigurojë ekzistencën shtetërore.
"Ata dëshirojnë një lloj bashkëekzistence paqësore dhe njohje të sistemit të tyre. Ata dëshirojnë që ne t'i inkurajojmë Shtetet e Bashkuara për të mos kërkuar ndryshim të sistemit në Republikën Popullore të Koresë. Çështja bërthamore është një nga instrumentet e tyre për ta arritur këtë qëllim", tha zonja Stenzel.
XS
SM
MD
LG