Ndërlidhjet

BAGDAD


Agjencitë e lajmeve informojnë se tre irakianë sunitë, që mendohet se janë anëtarë të Komitetit Kushtetues të Irakut, janë vrarë sot në Bagdad. Hartimi i Kushtetutës kosniderohet si hap vendimtar për mbajtjen e zgjedhjeve të parapara për fundin e këtij viti. Prej zhvillimeve të tjera në Irak, veçuam lajmin se së paku 15 persona janë vrarë sot në dy sulme të ndara në Irakun Verior. Policia ka kumtuar se kryengritësit kishin sulmuar autobusin me irakianë që punonin në bazën ushtarake amerikane afër qytetit Bakuba, duke vrarë 13 punëtorë. Është raportuar se dy persona të tjerë janë vrarë në Kirkuk, kur patrulla e policisë irakiane hasi në një bombë.
XS
SM
MD
LG