Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioneri i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana u ka thënë sot udhëheqësve të institucioneve të Kosovës se implementimi i pilot projekteve në kuadër të decentralizimit duhet të fillojë sa më parë, përpara hapjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
Kështu deklaruan drejtuesit e institucioneve të Kosovës pas takimeve që kanë pasur me shefin e diplomacisë së BE-së, Solana, i cili nga ana tjetër ka thënë se unioni i përmbahet marrëveshjes së Selanikut për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova tha se mesazhi ishte i qartë.
"Zoti Solana erdhi me mesazhin se Kosova ka perspektivë evropiane dhe Bashkimi Evropian është i përcaktuar që të vazhdohet procesi i Selanikut, që Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit të jenë në BE", tha Rugova.
Edhe kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha se përcaktimi i BE-së për Kosovën evropiane ishte çështja kryesore që ishte diskutuar me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Më pas shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Javier Solana takoi edhe liderët e opozitës, Hashim Thaçi dhe Veton Surroi, si dhe përfaqëuesit e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë.
XS
SM
MD
LG