Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana, tha në Beograd, se marrëdhëniet mes unionit Serbi-Mali i Zi dhe Bashkimit Evropian nuk kanë ndryshuar, dhe se para bashkësisë shtetërore qëndron perspektiva evropiane.
Pas takimit me presidentin e unionit Svetozar Maroviq, Solana tha se Brukseli "i mirëpret negociatat me unionin për marrëveshjen e asocim-stabilizimit", por shtoi se bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës është një nga çështjet kyçe që duhet zgjidhur.
Bashkëpunimi me Hagën ka përparuar dukshëm, por Brukseli e pret edhe "hapin e fundit", ekstradimin e gjeneralit Ratko Mlladiq, tha Solana.
XS
SM
MD
LG