Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i Brendshëm britanik i bëri publike masat e reja të qeverisë për luftimin e terrorizmit pas shpërthimeve të fundit në Londër.
Charles Clarke i tha Parlamentit se propozimet do rritin kompetencat e Britanisë për dëbimin e ekstremistëve jashtë vendit. Ai tha se Britania do ta hartojë një listë për, siç e quajti, "sjellje të papranueshme", e cila e inkurajon terrorizmin, dhe se shtetasit e huaj që i shkelin rregullat, automatikisht do të largohen.
"Nxitja e drejtpërdrejtë për të kryer akte të dhunës tashmë është e sanksionuar si vepër kriminale. Propozimi është kundër atyre që nuk janë nxitës të drejtpërdrejtë, por i glorifikojnë aktet terroriste, duke qenë të vetëdijshëm se ai që i dëgjon mund të inkurajohet për të kryer terrorizëm", tha Clarke.
Po sot, kryeministri Tony Blair i tha Parlamentit se Britania planifikon të organizojë një konferencë ndërkombëtare për luftimin e radikalizmit islamik.
XS
SM
MD
LG