Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani është vënë në fokus të kërkimit për terroristët myslimanë, që qëndrojnë pas shpërthimeve të Londrës. Autoritetet pakistaneze kanë raportuar se kanë arrestuar qindra militantë islamike te dyshuar ose përkrahësit e tyre në bastisjet, që u kryen në shtëpi, shkolla islamike dhe lokalitete tjera. Sot pasdite presidenti Pervez Musharraf në një fjalim drejtuar popullit do të shpjegojë operacionet e qeverisë kundër militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG