Ndërlidhjet

LONDËR


Mesditën e sotme sistemi i transportit publik në Londër është goditur nga 4 shpërthime të vogla.
Policia njoftoi se janë goditur tre trena të metrosë dhe një autobus, por dëmet ishin të vogla, dhe vetëm një person është i lënduar.
Shefi i policisë së Londrës Ian Blair ka pohuar se shpërthimet u bënë pothuajse njëkohësisht. Ai tha se përgjegjësit e shpërthimeve kishin qëllim që të vrasin.
"Qëllimi duhet të ketë qenë të vrasin. Mendoj se nuk do ta bënit këët për ndonjë qëllim tjetër. Dhe mendoj se më e rëndësishmja është që qëllimi i terroristëve nuk është përmbushur", tha Blair.
Në anën tjetër kryeministri britanik Tony Blair, ka thënë se shpërthimi më shumë kishte qëllim të frikësojë sesa të shkaktojë dëme.
"E dimë pse po ndodhin këto gjëra. Ato po ndodhin për t'i frikësuar njerëzit, t'i shqetësojnë dhe brengosin ata", tha Blair.
"Ajo që ata duan është që ne të themi, 'oh ishte faji ynë'. Por. njerëzit, që janë përgjegjës për sulme terroriste janë terroristë", tha Blair.
Raportohet se tani gati i tërë sistemi i metrosë po punon sërish. Shpërthimet vijnë 2 javë pas sulmeve me bomba, që lanë 56 të vdekur në Londër, dhe rreth 700 të lënduar.
XS
SM
MD
LG