Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit ka dënuar ashpër shpërthimet e 7 korrikut në Londër. Në adresimin e tij në televizion Pervez Musharraf kërkoi nga populli që të refuzojnë ekstremizmin dhe të përkrahin qeverinë në luftën kundër terrorizmit.
"Ne dënojmë ashpër këtë akt terrorizmi. Nuk mendoj se kryesit e këtij akti mund të quhen krijesa njerëzore. Ne qëndrojmë së bashku në këtë luftë, në luftën kundër terrorizmit deri në fund, derisa të dalim fitues kundër atyre dhe t'i eliminojmë ata", ka thënë Musharraf.
Autoritetet në Pakistan thonë se kanë arrestuar qindra persona në bastisjet e mëdha që u bënë shtëpive, shkollave islamike dhe lokaliteteve tjera. Operacioni i qeverisë vjen në mes raporteve se në sulmet e Londrës ishin të ndërlidhura qarqet ekstremiste të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG