Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ROMË


Qeveritë në tërë Evropën kanë ngritur masat anti terroriste pas valës së fundit të sulmeve në Londër.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se Italia po përgatitë masa të reja, përfshirë hapjen e një zyre të prokurorit special që do koordinojë hetimet mbi terrorizmin dhe krimet e lidhura me mafian.
Në Paris ministri i brendshëm Nikolas Sarkozy tha se Franca po e riforcon shërbimin e saj informativ.
Në Pragë kryeministri Jirzhi Parobek kërkoi nga ministria e brendshme që të kryejë ushtrime të sigurisë për t'u përgatitur në rast të sulmeve terroriste.
XS
SM
MD
LG