Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike i bëri publike emrat e dy nga katër të dyshuarit për ndërlidhje me sulmet e pasuksesshme të 21 korrikut në sistemin transportues të Londrës.
Kreu i shërbimit anti-terrorist Peter Clarke tha ata janë Yassin Hassan Omar dhe Muktar Said Ibrahim.
Clarke gjithashtu konfirmoi se në Londër është gjetur edhe mjeti i pestë shpërthyes, i ngjashëm me ato që u shfrytëzuan të enjten.
Policia ndërkaq tha se ka arrestuar edhe dy persona për ndërlidhje me sulmet, kështu që numri i të arrestuarve u rrit në pesë.
XS
SM
MD
LG