Ndërlidhjet

LONDËR


Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se lufta e kryengritësve kundër forcave të koalicionit në Irak ka elemente "të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit".
Në raportin e publikuar sot thuhet se grupet e armatosura që kundërshtojnë forcat shumëkombëshe dhe qeverinë irakiane manifestojnë "përbuzje totale" për jetërat e civilëve irakinë dhe të tjerëve. Amnesty International thotë se kryengritësit nuk i respektojnë as standardet më elementare të ligjeve humanitare.
Raporti thotë se shkelja e të drejtave të njeriut dhe vrasja e civilëve, s'mund t'i justifikojë taktikat e pengmarrjes, torturës dhe ekzekutimit.
XS
SM
MD
LG