Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BISHKEK


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld arriti në Taxhikistan për të biseduar për çështje ushtarake me zyrtarët më të lartë të këtij vendi. Zoti Rumsfeld këtu arriti nga Kirgizia, ku u diskutua lidhur me bazat ushtarake amerikane që aktualisht ndodhen në këtë vend. Duke folur për këtë çështje, sekretari amerikan i mbrotjes, tha se baza ajrore ushtarake në Kirgizi ka ndihmuar në përpjekjet ndërkombëtare në Afganistan:
- Bazat që ne i kemi në rajon kanë ndihmuar përpjekjet ndërkombëtare, që po vazhdojnë, lidhur me Afganistanin dhe lidhur me luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG