Ndërlidhjet

PEKIN


Sot në Pekin vazhduan bisedimet gjashtë palëshe për programin bërthamor të Koresë Verore. Në vërejtjet e hapjes diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore folën me tone pajtuese. I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Christofer Hill tha se Shtëpia e Bardhë e shehë Korenë Veriore si shtet sovran të cilin ajo nuk do ta sulmoj. Ndërsa, Kim Kye Gwan, shef i delegacionit nga Pheniani tha se "Koreja Veriore është plotësisht e përgatitur" për të punuar në drejtim që gadishulli i Koresë të lirohet nga armatimi bërthamor. Në këtë aspekt, zoti Gwan theksoi:
- Ne duhet të lirohemi nga kërcënimet e Luftës bërthamore në gjithë gadishullin korean dhe kjo gjë kërkon një vendim strategjik dhe gatishmëri politike nga të gjitha palët, që po përpiqen të arrijnë gadishullin e liruar nga atomi.
Pos Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, në bisedimet gjashtë palëshe po marrin pjesë edhe Koreja Jugore, Japonia, Kina dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG