Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Unionit Serbi – Mali i Zi, Svetozar Maroviq ka ftuar sot "të gjithë në këtë vend" që të mos e radikalizojnë polemikën lidhur me marrëveshjen me Naton për transferin e trupave. "Kjo marrëveshje është nënshkruar në interes të qëllimeve evropiane, që unioni Serbi – Mali i Zi i ka definuar si prioritete", ka thënë zoti Maroviq. Këtë marrëveshje e patën nënshkruar ministri i jashtëm i unionit Serbi – Mali i Zi, Vuk Drashkoviq dhe sekretari i përgjithshëm i Natos, Jap de Hop Shefer. Përfaqësues të qeverisë së Serbisë, kanë kumtuar, pas nënshkrimit të marrëveshjes, se nuk ishin konsultuar pas hartimit të versionit përfundimtar të tekstit të kësaj marrëvshjeje.
XS
SM
MD
LG