Ndërlidhjet

SIDNEJ


Ambientalistët e kanë kritikuar paktin e ri mbi klimën, që e nënshkruan Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Azisë dhe Paqësorit, duke thënë se ai nuk do të funksionojë.
Shtetet e Bashkuara, Kina, Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut, sot e bënë publik paktin, për të cilin thanë se do t'i reduktojë emisionet e gazrave, që konsiderohen shkaktari kryesor i ngrohjes globale.
Deklarata e lëshuar në forumin e sigurisë rajonale në kryeqytetin e Laosit, Ventian, thotë se këto vende janë dakorduar për një partneritet, i cili do ta "plotësojë, e jo të zëvendësojë Traktatin e Kjotos".
Nisma e re nuk parasheh afate kohore për vendet nënshkruese, për dallim nga Protokolli i Kjotos, me të cilin 140 vende u zotuan ta kufizojnë emetimin e gazrave.
Shtetet e Bashkuara, emetuesi kryesor i gazrave të tilla në botë, si dhe Australia, refuzuan ta nënshkruajnë Protokollin e Kjotos, duke thënë se kjo do t'i dëmtonte ekonomitë e tyre.
XS
SM
MD
LG