Ndërlidhjet

DABLIN


Lideri i Sinn Fein-it, krahut politik të Armatës Republikane të Irlandës, Gerry Adams, tha sot se se premtimi i IRA-së për të hequr dorë nga aktivitetet e armatosura mund të ndihmojë në ringjalljen e procesit të paqes në Irlandën Veriore. IRA i ka urdhëruar sot militantët e saj që të përfundojnë fushatën kundër pushtetit britanik në Irlandën Veriore dhe është shndërruar në lëvizje tërësisht politike.
Adams ka thënë se premtimi i IRA-së paraqet një iniciativë kurajuese:
"Vendimi i sotëm i IRA-së që të lëviz në një formë paqësore është historik dhe paraqet një inicative kurajuese dhe të besueshme", tha Gerry Adams.
Edhe kryeministri britanik Tony Blair ka mirëpritur këtë vendim.
"E mirëpres deklaratën e IRA-së që të përfundojë fushatën. E mirëpres qartësinë e saj. E mirëpres njoftimin se e vetmja rrugë për ndryshime politike gjendet vetëm në mjetet paqësore dhe demokratike", tha Tony Blair. Shtëpia e Bardhe si dhe kryeministri irlandez Bertie Ahern e kanë mirëpritur deklaratën e IRA-s, përderisa protestantët e Irlandës Veriore kritikuan deklaratën për mungesë transparence.
XS
SM
MD
LG