Ndërlidhjet

PEKIN


Negociatorët në bisedimet 6-palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë përplasur sot, derisa po përpiqeshin të hartonin një deklaratë të përbashkët mbi parimet kryesore.
Takimi i sotëm ka zgjatur 5 orë, ndërsa një nga negociatorët japonezë ka thënë se ka pasur shkëmbime të ashpra fjalësh. Ndërsa, kryenegociatori amerikan Christopher Hill tha ky është një proces i gjatë dhe i vështirë:
"Zëvendësit tanë janë mbyllur në një dhomë për të negociuar tekstin. Do të marrë disa orë vetëm për të caktuar se cilat janë dallimet. Kur të kryhet ky proces, liderët e delegacioneve do ta shikojnë tekstin", tha Hill.
Raundi i bisedimeve aktuale mbi Korenë Veriore është i katërti me radhe dhe aty përfshihen Shtetet e Bashkuara, dy Koretë, Japonia, Rusia dhe Kina.
XS
SM
MD
LG