Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Armata e Çekisë e ka marrë sot komandën e Brigadës shumëkombëshe Qendër të Kforit, që përbëhet prej 1600 ushtarëve. Çekia është vendi i parë nga anëtarët e rinjtë të Natos që e komandon këtë brigadë. Deri tash kjo brigadë ishte nën komandën finlandeze. Ministri i mbrojtjes i Çekisë, Karel Kini tha sot se "kjo është dëshmi e besimit që kanë aleatët për ushtrinë çeke". Armata e Çekisë prej fillimit ishte e përfshirë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, Kfor, që udhëhiqet nga Natoja. Aktualisht në këtë mision shërbejnë afro 500 ushtarë çekë.
XS
SM
MD
LG