Ndërlidhjet

QENDRA E GJITHËSISË, HJUSTON


Zyrtarë të agjencisë së Shteteve të Bashkuara për gjithësi, NASA, kanë urdhëruar kontrollin e anijes Discovery për shkak të problemeve të reja që janë paraqitur. Disa pjesë të shkurta shiritore të materialit mbushës janë gjetur të varura në pjesën e poshtme të anijes Discovery. Ky material përdoret për ti mbushur hapësirat ndërmjet pllakave termike. Drejtori i fluturimeve të agjencisë NASA, Paul Hill ka thënë sot se shirita të ngjashëm ishin paraqitur edhe në fluturimet e mëparshme të këtij programi por ato nuk kishin shkaktuar kurrfarë problemi gjatë kthimit dhe depërtimit në atmosferën tokësore. Ky është fluturimi i parë i anijes Discovery pas avarisë së anijes kozmike Columbia në vitin 2003, me ç'rast, gjatë kthimit në Tokë, u vranë të shtatë anëtarët e ekuipazhit.
XS
SM
MD
LG