Ndërlidhjet

NOVI SAD


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica në çdo kohë dhe kudoqoftë, ka deklaruar për të përditshmen e Novi Sadit "Gragjanski List", zëdhënësi i qeverisë Daut Dauti.
"Ne nuk kemi asnjë kusht, sepse kryeministri Kosumi konsideron se takimi mund të zhvillohet në zyrën tonë në Prishtinë, ose në zyrën e kryeministrit Koshtunica në Beograd. Dhe nëse kryeministrat pajtohen, takimi mund të mbahet edhe në një vend të tretë", ka thënë Daut Dauti.
Ai ka shtuar se sa u përket zhvillimeve në Kosovë, roli i deritashëm i Beogradit ka qenë negativ.
XS
SM
MD
LG