Ndërlidhjet

PEKIN


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë mbajtur një tjetër takim bilateral, jashtë negociatave 6-palëshe për programin bërthamor të Phenianit.
Delegatët nga të 6 palët po diskutojnë një projekt-deklaratë të përbashkët mbi parimet kryesore.
Para takimit të sotem kryenegociatori amerikan Christopher Hill tha se procesi është shumë i vështirë:
"Kam parë dikund të thuhet se gjithë kjo mund të përfundojë sot. Nuk besoj të ketë arsye për t'u thënë kjo tani. Ka ende shumë pjesë në draft për të cilat delegacionet e ndryshme kanë disa dallime ", tha Hill, duke shtuar se Kina do të paraqesë sot edhe një draft tjetër.
XS
SM
MD
LG