Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore konfirmoi se ka pranuar një letër nga Irani në të cilën thuhet se Teherani do t'i vazhdojë aktivitetet bërthamore.
Zëdhënësi i agjencisë, Peter Rickwood tha se letra e Iranit sugjeron se ky vend do ta fillojë riprocesimin e uraniumit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot McClellan, sot e paralajmëroi Iranin që të mos i rifillojë aktivitetet bërthamore, duke thënë se kjo mund t'i shtyjë Uashingtonin dhe aleatët evropianë që të kërkojnë aksion kundër Iranit në Kombet e Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG