Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një ministër i Serbisë sot ka urdhëruar aterimin e dhunshëm dy aeroplanëve, që i janë huazuar Maqedonisë, në shenjë hakmarrje për burgosjen e një peshkopi ortodoks në Shkup.
Minsitri i Investimeve Velimir Iliç tha se vendimin e ka marrë pasi nuk kishte arritur ta sigurojë lirimin e priftit gjatë bisedimeve me presidentin e Maqedonisë Branko Cërvenkovski.
Maqedonia, e cila nuk ka flotën e vet ajrore, huazon aeroplanë nga vendet fqinje.
Presidenti Cërvenkovski tha në Shkup se nuk do të bëhet pazarllëk me rastin e lartpërmendur.
Peshkopi Jovan u dënua muajin e kaluar nga gjykata e Maqedonisë nën akuzën për nxitje të urrejtjes fetare, dhe u dënua me 1 vjet e gjysmë burg, të cilin duhet të fillojë ta vuajë të martën.
XS
SM
MD
LG