Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHKUP


Kremtimi i festës kombëtare të Maqedonisë dhe 61 vjetorit të krijimit të Këshillit antifashist për çlirimin e Maqedonisë është shoqëruar nga tensionet mes Shkupit e Beogradit. Zyrtarët serbë nuk kanë lejuar një delegacion maqedonas të vizitojë manastirin ku u themelua këshilli. Pala serbe e veçanërisht kisha ortodokse e ka kushtëzuar këtë kërkesë me lirimin e priftit Vranishkovski, i cili me mbështetjen e kishës serbe ka krijuar një kishë alternative në Maqedoni, e cila sipas zyrtarëve synon të rrënojë autoqefalinë e kishës ortodokse maqedonase.
XS
SM
MD
LG