Ndërlidhjet

NANTALI - FINLANDË


Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se kushtetuta ruse nuk lejon kandidimin e tij për president për një mandat të tretë rradhazi.
"Ndoshta unë do të dëshiroja të kandidoja sërish, por kushtetuta e vendit nuk e lejon një gjë të tillë. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne në Rusi është qëndrueshmëria e vendit dhe kjo mund të arrihet përmes ligjeve ekzistuese dhe respektimit të tyre", deklaroi Putin, i cili gjendet për një vizitë dy ditore në Finlandë.
Mundësia e kandidimit të Putinit për të tretën herë ka qenë shpesh në qendër të debateve në Rusi.
XS
SM
MD
LG