Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TORONTO


Të 309 udhëtarët që ndodheshin në aeroplanin e kompanisë Air France, e kanë mbijetuar përplasjen e fluturakës në qytetin Toronto të Kandasë. Aeroplani, që vinte nga Parisi, rrëshqiti nga pista e aterrimit në aeroportin ndërkombëtar në Toronto dhe disa çaste më vonë e kaploi zjarri. Kjo përplajse ndodhi mbrëmë, kur në Toronto mbretëronte mot i lig. Zyrtari i kompanisë Air France, Jean Francois Colin tha se të gjithë udhëtarët i kanë shpëtuar këtij aksidenti të rëndë:
- Nuk ka pasur viktima për shkak se udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan me kohë, para shpërthimit të zjarrit.
Është raportuar se 22 udhëtarë ishin lënduar dhe ata u dërguan në spital për mjekim. Ende nuk ka shpjegim zyertar se çka e shkaktoi këtë përplasje. Disa udhëtarë thanë se aeroplani ishte goditur nga vetëtima pak kohë para aterrimit.
XS
SM
MD
LG