Ndërlidhjet

VJENË, TEHERAN


Zyrtari i lartë i Iranit, Hassan Rowhani ka thënë sot se Teherani ka vendosur që ta zgjasë afatin e fillimit të aktiviteteve për pasurimin e uraniumit. Në këtë aspekt, ai ka thënë se shpreson se ky aktivitet do të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Më herët gjatë ditës, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka kërkuar nga Irani që të mos i rifilloj aktivitetet lidhur me përpunimin e uraniumit në kuadër të programit atomik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur se çështja e Iranit mund të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëse ky vend e rifillon përpunimin e uraniumit. Këto disktuime do të mund të përfundonin me sanskione kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG