Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, tha se trupat e Shteteve të Bashkuara do të mbeten në Irak deri në përfundim të misionit të tyre.
"Dhuna e fundit në Irak është përkujtues i zymtë i armikut me të cilin përballemi. Këta terroristë dhe kryengritës do të përdorin taktika brutale sepse përpiqen ta lëkundin vullnetin e Shteteve të Bashkuara. Ata duan që ne të tërhiqemi, por do të dështojnë", deklaroi presidenti Bush pas incidentit të djeshëm në Haditha ku humbën jetën 14 ushtarë amerikanë.
Përgjegjësinë për sulmin e morri përsipër grupi ekstremist islamik Ansar al Sunnah.
XS
SM
MD
LG