Ndërlidhjet

UASHINGTON/DUBAI


Rrjeti televiziv në gjuhën arabe, Al-Jazzira, ka transemtuar një video të numrit dy të rrjetit terrorist të Al-Qaidës, Ajman al Zavahiri, i cili kërcënon me shkatërrime Britaninë dhe me sulme forcat shumëkombëshe të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Forcat në Irak i ka kërcënuar se do të shohin tmerre edhe më të mëdha se në Vietnam.
Presidenti amerikan George Bush, e ka cilësuar al Zavahirin dhe bashkëpunëtorët e tij si vrasës të njerëzve të pafajshëm, por ka shtuar se trupat amerikane do të përmbushin misionin në Irak.
"Trupat tona do të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se do të largohemi kur trupat irakiane do të jenë të përgatitura për të luftuar. Kur irakianët do të jenë gati, forcat e koalicionit do të largohen", tha Bush.
XS
SM
MD
LG