Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PEKIN


Palët e përfshira në bisedimet për zgjidhjen e krizës së armëve bërthamore të Koresë së Veriut edhe sot në ditën e njëmbëdhjetë të takimit po përpiqen të ngushtojnë dallimet. Sipas shefit të delegacionit japonez të gjitha palët e përfshira janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje.
Por ndihmëssekretari i Shtetit Chris Hill, që njëherësh drejton dhe delegacionin amerikan, bëri të ditur se propozimi kinez nuk është nënshkruar ende nga një vend.
"Lajmi i mirë është se shumica e vendeve kanë rënë dakord rreth asaj që nevojitet të bëhet. Kinezët sollën një dokument mjaft të mirë, të cilin e kanë nënshkruar pesë vende. Po lajmi i keq është se ende nuk është pranuar nga të gjashtë vendet pjesëmarrëse, ndaj po punojmë në çështjet e mbetura", tha Hill.
XS
SM
MD
LG