Ndërlidhjet

STRASBURG


Këshilli i Evropës ka mirëpritur hapat e marra nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar korrupsionin, por ka shtuar se këto vende janë larg standardeve të Bashkimit Evropian.
Raporti i Këshillit të Evropës i publikuar sot vlerëson se korrupsioni i vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor është rezultat i mungesës së fondeve dhe vullnetit politik për ta luftuar. Vendet në fjalë luftën kundër korrupsionit duhet ta fillojnë përmes fushatave të informimit dhe duke e futur ndërgjegjësimin e qytetarëve qysh në sistemin arsimor.
Raporti përfshin Bosnjën, Shqipërinë, Serbinë e Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kroacinë.
XS
SM
MD
LG