Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat amerikane kanë filluar një operacion të ri në perëndim të Irakut për të shkatërruar rrjetin e kryengritësve dhe luftëtarëve të huaj në luginën e lumit Eufrat. Operacioni përfshin rreth 1'000 trupa amerikane si dhe ato irakiane.
Lidhur me zhvillimet politike në vend kryeministri irakian, Ibrahim al-Jaffari, ka zhvilluar bisedime me klerikët më të lartë shiitë rreth kushtetutës së re irakiane. Al-Jaffari pas takimit me Ali Ajatullah al Sistanin në Naxhaf tha se ky i fundit ka pranuar mundësinë e federalizimit të Irakut nëse irakianët e duan një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG