Ndërlidhjet

HIROSHIMË


Rënia e këmbanave në orën 8 e 15 në Hiroshimë, shënoi sot 60 vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike mbi këtë qytet.
Më 6 gusht të vitit 1945, një aeroplan amerikan hodhi bombën më të fuqishme të parë deri atëherë. Rreth 140 mijë njerëz janë vrarë menjëherë ose kanë vdekur brenda disa muajve.
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur sot në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshimë për një ceremoni përkujtimore. Kryeministri japonez Junichiro Koizumi, tha se Japonia mbetet e përkushtuar për paqen dhe kundërshton armët bërthamore.
"Ne jemi të përkushtuar me të gjitha përpjekjet tona që të drejtojmë komunitetin ndërkombëtar drejt pengimit të armëve bërthamore, në shkatërrimin e dhe dhënies fund armëve bërthamore", tha kryeministri japonez.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG