Ndërlidhjet

PEKIN


Bisedimet 6-palëshe që kanë për qëllim përfundimin e krizës së programit bërthamor të Koresë së Veriut duket se do të ndërpriten.
Kryenegociatori japonez Keniçiro Sase tha se në takimin e nesërm negociatorët do të diskutojnë nëse do të kërkojnë pushim apo jo.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, ka cituar kryenegociatorin rus të ketë thënë se pas sesionit të nesërm, bisedimet do të ndërpriten për dy javë.
Pas 12 ditëve, negociatat mes dy Koreve, Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës dhe Japonisë kanë stagnuar. Pengesa kryesore duket të jetë insistimi i Koresë së Veriut për të mbajtur një program bërthamor për qëllime paqësore. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë zhdukjen e tërësishme të programit bërthamor të Phenianit. Bisedimet kanë filluar para 3 vjetësh. Në tri raundet e para nuk ka pasur përparime.
XS
SM
MD
LG