Ndërlidhjet

ROMË


Nga përplasja e aeroplanit tunizian të udhëtarëve, që sot u rrëzua në Detin e Mesdheut afër bregdetit të Sicilisë, u vranë 19 persona, ndërsa kanë shpëtuar afro 20 udhëtarë, ka thënë prokurori i Palermos, Piero Grasso. "Ne mund ta përjashtojmë terrorizmin", tha ai. Zoti Grasso mëtutje u tha reporterëve se aeroplani ishte detyruar të ateroj dhunshëm në det për shkak "të probleme teknike", të cilat po analizohen nga hetuesit. Ky aeroplan po fluturonte nga qyteti italian, Bari për në pushimoren bregdetare, Xherba në Tunizi.
XS
SM
MD
LG